Pas Maine, Trump apelon edhe vendimin e Kolorados

schedule10:11 - 4 Janar, 2024

schedule 10:11 - 4 Janar, 2024

Ish presidenti amerikan Donald Trump iu është drejtuar sërish gjykatës së lartë të shteteve të bashkuara të Amerikës, këtë herë për ti kërkuar qe të rishqyrtoi vendimin e Kolorados, i cili e përjashtoi nga fleta e votimit pas pretendimeve për rolin e tij ne trazirat e Kapitolit me 6 janar te vitit 2021.

Gjykata e lartë e Kolorados tha muajin e kaluar se Trump nuk ishte një kandidat i përshtatshëm pasi ishte përfshirë në kryengritje mbi trazirat e kongresit. Apeli për këtë vendim vjen vetëm një ditë pasi ish kreu i shtëpisë së bardhë kundërshtoi vendimin e sekretares demokrate te shtetit Maine.

Vendimi Gjykatës se Lartw tw Kolorados shënon herën e pare ne histori që citon dispozitën ligjore per te përjashtuar një kandidat nga fleta e votimin presidencial.
Kundërshtaret e Trump kane ngritur dhjetëra padi ne shume shtete duke kërkuar ta s’kualifikojnë atë nga votimi.

Gjykatat në Minesota dhe Michigan kanë hedhur poshtë përpjekjet e ngjashme për të s’kualifikuar ish-presidentin amerikan. Ndërsa në shtete të tjera, si Oregon, çështjet janë ende duke u shqyrtuar.

Një vendim i Gjykatës së Lartë të SHBA për çështjen e pranueshmërisë së Trump do të ishte i detyrueshëm në mbarë vendin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!