Pak ditë më parë u zbulua se Luana Vjollca po punon për të sjellë një këngë me artistin e njohur latin, Jay Santos. Klipi është xhiruar, megjithëse Luana është treguar shumë e rezervuar për të treguar datën e publikimit, duke e lënë gjithçka një surprizë.
Mirëpo, së fundmi është mësuar se një tjetër këngëtare shqiptare ka bashkuar forcat me artistin latin. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, dhe ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka bërë me dije.
Një ndjekës e ka pyetur këngëtaren nëse donte ketë një bashkëpunim me Jay Santos, për shkak se edhe është përfolur. Kjo e fundit konfirmoi thashethemet, por duke mos dhënë detaje të tjera. Megjithatë, Ronela pritet të sjellë projektin e saj të radhës me datë 28 Korrik. /abcnews.al/
View this post on Instagram