Pas publikimit të nominimeve për “Lojtarin e Vitit” dhe “Trajnerin e Vitit” të këtij sezoni të Premier League, Federata Angleze e Futbolli ka publikuar ditën e sotme dhe nominimet për “Lojtarin e ri më të mirë të Vitit”, ku padyshim nuk kanë munguar nominimet surprizë.
Me më shumë lojtarë në këtë listë paraqiten “topçinjtë” e Arsenal, me Gabriel Martinelli, Martin Odegaard e Bukayo Saka që janë pjesë e listës. Pas tyre me nga dy lojtarë vijnë Neëcastle dhe “surpriza” e këtij sezoni, Brighton.
Për “bardhezinjtë” e Neëcastle pjesë e nominimeve janë Alexander Isak dhe Sven Botman, ndërsa për “pulëbardhat” e Brighton “garojnë” ekuadoriani Moises Caicedo dhe argjentinasi Alexis Mac Allister.
Ndërkaq, pjesë e nominimeve për “Lojtarin e ri më të mirë të Vitit” është dhe “vikingu” i Manchester City, Erling Haaland. /i.m /abcnews.al
Shikoni nominimet:
Vote to crown your @Hublot Young Player of the Season! ✨
? Sven Botman
?️ @MoisesCaicedo55
? @ErlingHaaland
? Alexander Isak
?️ @alemacallister
? @gabimartinelli
? Martin Odegaard
? @BukayoSaka87#PLAwards | ?️ https://t.co/veMLuO7dN5 pic.twitter.com/LUAcBvZapT— Premier League (@premierleague) May 18, 2023