Pas lindjes së djalit, Patris Berisha shpërthen ndaj komentuesit që ofendoi Tunën

schedule14:14 - 10 Maj, 2021

schedule 14:14 - 10 Maj, 2021

Ditën e djeshme, Tuna solli një jetë një tjetër djalë. Lajmi, të cilin e bëri me dije përmes rrjeteve sociale, ishte një surprizë për fansat e këngëtares pasi e ka mbajtur shtatzaninë të fshehtë. “Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës! Një mama krenare e Tian dhe Zen.”, shkroi Tuna.

Më pas, reagoi dhe Patris Berisha duke publikuar një foto të vogëlushit ku shkruante: “Mirë se vjen në jetë Zen”. Marrëdhënia midis këngëtares dhe Patrisit duket e komplikuar për shkak të deklaratave që tregojnë për një ndarje, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë publikisht.

Patris Berisha i kundërpërgjigjet një komenti ofendues për

Në rrjete sociale, dyshja mori urimet e shumta por nuk munguan as ofendimet. Një koment i një ndjekësi të këngëtares në Facebook, ka acaruar Patrisin duke shpërthyer në të shara. “Shpalle konkursin”, ka shkruar komentuesi duke nënkuptuar atësinë e fëmijës.

 

Ndarja mes tyre nisi të përflitej në fund të vitit që lamë pas. Megjithatë, i ftuar në Soiree në ABC, Berisha nuk dha një përgjigje të saktë. “Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!