Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Albina Kelmendi dhe familja e saj tërhoqën vëmendjen e publikut, pasi u kualifikuan të parët në finalen e Eurovisionit, që po mbahet në Liverpool.
Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, u zhvillua dhe një konferencë për mediat, ku artistët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Ndër të tjera, Albina bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe, që u bë lajm në shumë media të huaja.
“Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
Kujtojmë se finalja e Eurovisionit do të mbahet të shtunën. Lista e plotë e finalistëve përbëhet nga: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Serbia, Republika Çeke, Izraeli, Portugalia, Suedia, Norvegjia, Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia.
Sakaq, finalistë janë vendet që u kualifikuan direkt në finale, përkatësisht Spanja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe fituesja e vitit të kaluar, Ukraina./abcnews.al