Pas kthimit nga Moska, mediat ruse zbulojnë se Vuçiç do të blejë armë të reja nga Putin

schedule20:22 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 20:22 - 3 Dhjetor, 2021

Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi të enjten ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Pas kthimit nga Moska të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mediat ruse kanë zbuluar se Vuçiç do të blejë armë të reja nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne kemi marrë Kornets [sistemet e raketave antitank]. Ne kemi marrë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe po blejmë Pantsyr të rinj, gjithçka që kemi rënë dakord me ju po zbatohet”, tha Vulin gjatë bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.

Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor.

Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i prezantuar në Prishtinë më 3 dhjetor.

Sipas KIPRED-it, stagnimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, krijoi terren të mirë për Rusinë për të intensifikuar luftën diplomatike kundër Kosovës. Kjo luftë, sipas hulumtimit, po bëhet për rrënimin e përpjekjeve të Perëndimit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve midis dy vendeve fqinje./express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!