Shënohet një tjetër rast me koronavirus në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan. Gazetari i Abcnews Aldo Kozarja raporton se pas kryeinfermieres është infektuar me covid-19 edhe një kujdestar.
Lexo edhe: 9 raste të reja me Covid-19 në Elbasan, krijohen 3 vatra infeksioni
Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish. Mësohet se prej dy javësh spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim. (Lexo ketu përditësimin e situatës së covid sot në vend) d.b/abcnews.al