Pas Komisionit, Parlamenti Europian ndalon përdorimin e TikTok

schedule14:28 - 1 Mars, 2023

schedule 14:28 - 1 Mars, 2023

Parlamenti Europian informoi anëtarët e stafit të tij të martën se duhet të ndalonin përdorimin e TikTok në pajisjet e tyre të punës, duke përmendur shqetësimet e sigurisë së të dhënave, pas një mase të ngjashme të shpallur nga Komisioni Europian të enjten e kaluar.

Presidentja e PE, Roberta Metzola dhe Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alessandro Ciocchetti, kanë vendosur që aplikacioni TikTok nuk mund të përdoret në kompjuterë, telefona celularë, tableta  nga 20 marsi.

“Në këtë datë qasja në TikTok nga kompjuterët e Parlamentit do të bllokohet,” tha drejtoria e përgjithshme e PE për inovacionin dhe mbështetjen teknologjike (DG ITEC) me email për 8,000 punonjësit e institucionit.

Ndalimet vijnë pasi platforma TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është bërë shkak i shqetësimit tnë Perëndim për frikën se Pekini mund të fitojë akses në të dhënat e përdoruesve në të gjithë botën.

Brukseli po koordinohet me Uashingtonin. Në SHBA, një ligj i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden në fillim të janarit ndalon shkarkimin, instalimin dhe përdorimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e zyrtarëve të qeverisë federale.

Rreth 20 shtete amerikane kanë shpallur masa të kësaj natyre për punonjësit e tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!