Pas kërkesës së LSI-së, hapen 108 kuti të qarkut Durrës, nis rinumërimi në KAS

schedule10:33 - 26 Maj, 2021

schedule 10:33 - 26 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur ditën e sotme rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI, e përfaqësuar nga juristi Altin Kaziaj kërkoi dje nga KAS rinumërimin e kutive të Qarkut të Durrësit në 30 qendra votimi me arsyetimin, se një mandat mes kësaj force politike dhe Partisë Socialiste është 204 vota.

 

Numërimi ka nisur prej orës 10:00 në 8 tavolina me 8 grupe të ndryshme numërimi, të cilët janë pjesë e administratës së KQZ. Në sallë, janë vëzhguesit e PD , PS dhe LSI. Në rast se ata do të hasin parregullsi gjatë rinumërimit, sipas procedurës duhet të ngrenë dorën për të kërkuar nga KAS të monitorojë procesin.

LSI-së i duhen 136 vota për t’i marrë PS-së mandatin e fundit. Në qarkun e Durrësit PS mori 8 mandate Partia Demokratike ka marrë 6 mandate, ndërsa LSI doli pa mandat./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!