Pas kërkesës së KQZ-së, Dekriminalizimi nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin

schedule20:17 - 16 Mars, 2021

schedule 20:17 - 16 Mars, 2021

Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy kandidatët e pavarur në zgjedhje, Bojken Abazi dhe Pal Shkambi.

Mësohet po ashtu, se për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, të akuzuar nga socialistët ende s`ka një verifikim.

Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore. Kurse, për Tushën,  Partia Demokratike, përmes një kërkese të depozituar kërkon një skanim më të thellë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!