Pas Juventusit, në përgjime përfshihet klubi ku luan shqiptari

schedule11:04 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 11:04 - 2 Dhjetor, 2022

Tërmeti në Juventus nuk tregon asnjë shenjë uljeje. Në fakt, hetimet vijojnë pas dorëheqjes së Bordit Drejtues më 28 nëntor. John Elkann ka emëruar tashmë menaxhmentin e ri të përkohshëm, i cili do të duhet të menaxhojë situatën.

Përgjimet që po shfaqen këto ditë janë shqetësuese në radhët e bardhezinjve. Gazetat kryesore sportive, në fakt, janë vënë në dijeni të bisedave sekrete mes ish- drejtuesve tashmë të Juventusit. Në këto fjalime sigurisht që dalin dinamika të dyshimta, të cilat do të hetohen.

Megjithatë, Juventusi rrezikon të mos jetë i vetmi në bankën e të akuzuarve. Presidenti i FIGC, Gravina dhe ministri i Sportit, Abodi, spekuluan se klube të tjera ishin të përfshira në veprimet e paligjshme të Juventusit.

Në këto orë, siç raporton Il Corriere dello Sport, kanë dalë në pah detajet e një bisede mes Agnellit dhe Luca Percassi, CEO i Atalantas., aty ku luan Berat Gjimshiti. /G.D abcnews.al/