Kryeministri britanik Rishi Sunak do të udhëtojë sot në Egjipt për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza.. Në fokus të këtij udhëtimi është “imperativi për shmangien e përshkallëzimit rajonal dhe parandalimin e humbjes së mëtejshme të panevojshme të jetës civile”, tha zyra e tij.
Të enjten Sunak u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe i kërkoi Arabisë Saudite të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.
/abcnews.al