Pas intervistës së bujshme, motra e Meghan Markle është e bindur se dukesha do të ndahet me Harry-n

schedule12:30 - 16 Mars, 2021

schedule 12:30 - 16 Mars, 2021

Motra e Meghan Markle pretendon se Duka dhe Dukesha e Sussex-ut do të shkojnë drej divorcit. Samantha Markle u shpreh se princi Harry dhe Meghan do të kenë nevojë për një këshillim të gjerë për të shpëtuar martesën e tyre prej gati tre vitesh.

Komentet e saj vijnë pavarësisht se Meghan zbuloi në intervistën e saj bombë se motrat mezi e njohin njëra-tjetrën dhe nuk janë takuar prej 10 vitesh. Ajo u shpreh se Harry do ta vërë në dyshim martesën e tyre.

Meghan Markle në intervistën për Oprah

“Unë shoh se do të përfundojnë në divorc nëse nuk marrin një këshillim të gjerë dhe nuk dakordësohen për t’u treguar të ndershëm, për të kërkuar falje për dëmin e shkaktuar.”, është shprehur ajo.

Gjatë intervistës, Meghan zbuloi se kishte përjetuar mendime vetëvrasjeje për shkak të situatës stresuese në familjen mbretërore. Ajo pretendoi se një anëtar i familjes ngriti shqetësimin rreth faktit se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj, para se të vinte në jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!