Pas Instagramit, “Reels” do të jetë dhe në Facebook

schedule09:05 - 10 Mars, 2021

schedule 09:05 - 10 Mars, 2021

Facebook ka filluar testimin e një veçorie në Indi, që do të lejojë ndarjen e videove të shkurtra ose ndryshe të quajtura “reels”, shkruan Forbes.

Reels është një kolonë videosh e ngjashme  me Tik Tok-un në Instagram.

Reels u lançua për herë të parë në Instagram në gusht të vitit të kaluar, ndërsa Facebook u bashkua me platformat e tjera sociale si YouTube dhe Snapchat në përpjekje për të ofruar një alternativë ndaj TikTok e cila është rritur me shpejtësi në popullaritet, informon abcnews.al

India është një nga tregjet e rralla të mëdha të internetit ku Facebook dhe Instagram nuk përballen me konkurrencën nga Tik Tok, pasi aplikacioni u ndalua në vend vitin e kaluar së bashku me një numër të madh të aplikacioneve të tjera në pronësi të Kinës, mes përshkallëzimit të tensioneve diplomatike midis Indisë dhe Kina./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!