Pas infektimit me Covid-19 përkeqësohet shëndeti i Silvio Berlusconit, shtrohet në spital

schedule08:46 - 4 Shtator, 2020

schedule 08:46 - 4 Shtator, 2020

Dy ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Ish-kryeministri 83-vjeçar nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

Senatori i Forza Italia, Licia Ronzulli, i tha Agorà Rai , në Rai3: Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua mbrëmjen e djeshme. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital ​​ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19″.

Forza Italia ka njoftuar se kushtet aktuale nuk shkaktojnë shqetësim./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!