Pas incidentit të ambasadorit rus me ministren Haradinaj, reagon ambasadori gjerman

schedule20:57 - 21 Tetor, 2020

schedule 20:57 - 21 Tetor, 2020

Pas incidentit mes ambasadorit rus në OKB dhe ministres së Jashtme të Kosovë,  në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen ka kritikuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, por edhe ambasadorin rus, Vasily Nebenzyan.

Zyrtari gjerman ka kritikuar rusin, pasi ky i fundit nuk kishte lënë që të përfundonte fjalën e saj  ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ai tha se ambasadori rus, si kryetar, nuk e lejoi përfaqësuesin e Prishtinës që të përfundoj fjalimin dhe e kritikoi atë për mos lejimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcak t’i drejtohej Këshillit të Sigurimit.

“Jepi asaj një mundësi për të përfunduar”, ka thënë ambasadori gjerman, ndërsa ambasadori rus iu përgjigj se nuk e kishte kuptuar se ajo nuk e përfundoi dhe se ekrani i dukej i ngrirë.

Pasi ambasadori gjerman mbaroi fjalimin e tij, përfaqësuesja e Kosovës iu drejtua përsëri seancës së KS të OKB-së.

Gjithashtu Gjermani ndër të tjerash kritikoi fjalimin edhe të Daçiçit, i cili iu duk si “kopi paste” pasi që diplomati serb flet shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk ka dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrim etnik dhe dëbim masiv. e.su./abcnews.al