Pas heqjes së vetos, Erdogan i kërkon Suedisë dhe Finlandës ekstradimin e terroristëve

schedule12:38 - 29 Qershor, 2022

schedule 12:38 - 29 Qershor, 2022

Turqia do t’i dërgojë sërish Suedisë dhe Finlandës kërkesën për ekstradimin e 33 anëtarëve të PKK-së dhe anëtarëve të tjerë të organizatës Feto, të cilat janë konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti në vitin 2016, sipas mediave të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga  ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, pas nënshkrimit të memorandumit mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit. Kujtojmë se Turqia vendosi veton ndaj kërkesës për anëtarësim në NATO të vendeve skandinave në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

Por pas shumë diskutimesh, vetoja më në fund u hoq.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!