Pas hekurave për vrasjen e Mustafës, adoleshenti: Dëgjova krisma, “kaq ishte puna ime”…

schedule17:00 - 18 Maj, 2021

schedule 17:00 - 18 Maj, 2021

Policia në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës për vrasjen e Endri Mustafës akuzojnë Ibrahim Licin, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga deri tani kanë rënë dy persona, 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij dhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.

ABC ka zbardhur pjesë nga dëshmia e adoleshentit përpara grupit hetimor. Ergys Malja mësohet se është shprehur përpara hetuesve se natën e 14 Majit u larguan në drejtim të zonës së “Livadheve” dhe se më pas e kanë lënë larg vendit të ngjarjes ku u gjet i pajetë Mustafa.

Dëgjova krisma” është shprehur Malja. Në momentin që janë kthyer nga zona e “Livadheve”, 15-vjeçari është shprehur se ka pyetur se ku është Endri (Mustafa), dhe përgjigja që ka marrë nga shoku i tij ka qenë se “kaq ishte puna ime”.

Ergys Malja ishte pikërisht personi që e thirri dhe e nxori nga shtëpia në orën 22:00 të mbrëmjes Endri Mustafën.

Sot në një prononcim për mediat babai i Ibrahim Licit, Mustafa Lici radhiti një mori akuzash ndaj policisë, fisit Bajri dhe familjes së Astmer Bilalit pasi policia shpalli në kërkim djalin e tij për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.

Mustafa Lici u shpreh se janë viktimë e një kurthi të përgatitur nga Bajrajt dhe Astmer Bilali, të cilët sipas tij kanë përdorur 15-vjeçarin Ergys Malja me qëllim që të thotë se krimin e ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e të 32-vjeçarit të vrarë, Endri Mustafa hodhi poshtë akuzuat e ngritura nga policia, duke thënë se i shpalluri në kërkim,  Ibrahim Lici nuk është autori i vrasjes së bashkëshortit të saj, Endri Mustafa.

Disa orë më vonë, ajo tha se mori një telefonatë nga fisi i Bajrajve  ku i kanë deklaruar se nuk e kanë vrarë ata bashkëshortin e saj. E reja është shprehur se nuk ka asnjë konflikt mes fiseve, ndërsa ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!