Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pas Gjiknurit edhe Afrim Qendro drejt largimit nga Vlora, pritet të dorëhiqet si nënkryetar bashkie

schedule21:35 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:35 - 21 Shtator, 2021

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Afrim Qendro pritet të japë dorëheqjen nga posti i tij. Burime bëjnë me dije për ABC se ai pritet të dorëzojë dorëheqjen e tij gjatë ditës së nesërme.

Ditën e sotme strukturat e PS në Vlorë pritën drejtuesin e ri politik të këtij qarku, Arben Ahmetaj, i cili u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Pas kalimit të stafetës te Ahmetaj në Vlorë, Gjiknuri do të vendoset në Elbasan ku do të zërë vendin e Taulant Ballës.



Qendro mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës që prej 22 korrikut të vitit të shkuar, kur u emërua nga kryeministri Edi Rama.

Më herët ai ka qenë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar në kohën kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Damian Gjiknuri. Gjatë përplasjeve të Ramës me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli, Qendro është shfaqur në krah të kryeministrit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!