Alban Ramosaj tashmë synon Eurovisionin. Këngëtari, i cili rrëmbeu çmimin e parë të edicionit të fundit të festivalit “Kënga Magjike”, pranon se qëllimi i tij është të arrijë deri në festivalin evropian.
Autori i këngës fituese “Thikat e mia” thotë nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes tek Festivali i Këngës. Ai konfirmon dhe këngën e re që do publikohet së shpejti. “Sinqerisht mendoj se është një sfidë mjaft e tundueshme.
Për më tepër fakti që kam disa histori që po i përktheva në nota dhe tinguj do u kthenin në materiale shumë të përshtatshme për “FIK”. Ka ca kohë që po më ngacmoni me këtë ide…dhe mua më pëlqejnë ngacmimet. Sido që të jetë do të shihemi së shpejti me klipin tim të ri.“, ka shkruar Albani. /abcnews.al