Pas Finlandës, edhe Holanda ndalon telefonat në klasa

schedule08:16 - 7 Korrik, 2023

schedule 08:16 - 7 Korrik, 2023

Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqendruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqendruar nga mësimi.

Urdhri do të hyjë në fuqi më datë 1 janar 2024.

Ministri i Arsimit në Holandë, Robbert Dijkgraaf, gjatë një deklarate  tha se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë.

Të përjashtuar nga ky rregull i ri janë fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët i kanë të nevojshme pajisjet elektronike, pasi ato i ndihmojnë për të kuptuar mësimin më mirë.

Njoftimi vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Finlanda javën e kaluar, qeveria e së cilës njoftoi se do të ndryshojë ligjin për ta bërë më të lehtë kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Vende të tjera, përfshirë Anglinë dhe Francën, kanë propozuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë për të përmirësuar mësimin në shkolla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!