Pas dy vitesh martesë, Elliot Page divorcohet nga Emma Portner

schedule09:55 - 27 Janar, 2021

schedule 09:55 - 27 Janar, 2021

Çifti i njohur, Elliot Page dhe Emma Portner janë divorcuar.

Dyshja njoftoi vendimin në një deklaratë për CNN të martën: “Pas shumë mendimesh dhe shqyrtimesh të kujdesshme, ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar pas ndarjes tonë verën e kaluar. Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë”.

Ndarja e tyre ndodhi tre vite pas martesës më 2018. Ndërsa lajmi erdhi dy muaj pasi Page pranoi se është transgjinore.

Në atë kohë Portner postoi një mesazh mbështetës në Instagram: “Unë jam shumë krenare për @elliotpage. Transgjinorët dhe njerëzit jo binarë janë një dhuratë për këtë botë. Unë gjithashtu kërkoj durim dhe privatësi, por që ju të bashkoheni me mua në mbështetje të jetës së transgjinorëve çdo ditë. Ekzistenca e Elliot është një dhuratë në vetvete. Shkëlqe e ëmbla E. Të dua shumë “. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!