Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, një tjetër shqiptare pushton ballinën e revistës së njohur amerikane

schedule07:55 - 23 Prill, 2021

schedule 07:55 - 23 Prill, 2021

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, e cila që prej një vit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të pushtojë edhe ballinën e njërës prej revistave të famshme atje.

Bëhet fjalë për revistën “My New York” dhe këngëtarja 31-vjeçare do të shfaqet në numrin e muajit maj.

“Inspirimi jeton në New York” është titulli që kjo intervistë i ka dedikuar Flaka Krelanit e cila njihet si një prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm në trojet shqiptare.

Ajo përveç se ka pozuar për revistën, ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për të, ku ndër të tjera thekson se vjen nga shteti më i bukur në botë.

“Vij nga shteti më i bukur në botë, Kosova. Kam lindur në Gjakovë”, ka thënë ajo.

Krelani në këtë intervistë ka folur edhe për njerëzit në Kosovë, duke i përshkruar si njerëz të mençur dhe me zemër të madhe.

“Kosova është një vend i njerëzve të mrekullueshëm. Njerëzit në Kosovë janë të njohur si njerëz me zemër të madhe. Ata janë të shoqërueshëm, të ëmbël, të bukur, të mençur… Jemi vend me tradita të jashtëzakonshme, për çka jam krenare”, është shprehur këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!