Pas dramës me Angelina Jolie, Brad Pitt po shoqërohet me “gruan më seksi në planet”

schedule12:02 - 29 Shtator, 2022

schedule 12:02 - 29 Shtator, 2022

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski po përfliten prej disa ditësh se kanë nisur një romancë së bashku. Këto spekulime vijnë në një kohë kur Pitt është në mes të një beteje gjyqësore me ish gruan, ANgelina Jolie dhe supermodelja sapo i ka dhënë fund martesës me Sebastian Bear-McClard.

Page Six duke cituar burime pranë dyshes raporton see aktori dhe modelja po takohen por ende nuk janë në një lidhje. Brad është ende duke luftuar me Angelina-an dhe duket se është pikërisht arsyeja pse ai dhe modelja 31 vjeçare nuk duan të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre, pas ndarjeve të diskutueshme.

“Tabloidët kanë spekuluar për këtë temë prej disa javësh. Brad nuk është me askënd. Pitt dhe Ratajkoëski janë parë vetëm disa herë. Brad mendon se Emily është gruaja më seksi në planet dhe ka shumë kimi mes tyre”, zbuloi burimi, i cili gjithashtu shtoi më tej: “Ata po argëtohen së bashku”.

“Brad ka dalë në fshehtësi dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se [Angelina] Jolie do t’i keqtrajtojë fëmijët e tyre më shumë, nëse ai ka një të dashur serioze, ” tha një burim. Pitt dhe Jolie u ndanë në vitin 2016 dhe që atëherë janë përfshirë në një betejë të ashpër pas akuzave për dhunë në familje.

Ndërkohë, Ratajkowski bëri kërkesë për divorc nga Sebastian Bear-McClard pas zbuloi se ai e tradhtonte.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!