Ministrja holandeze e financave, Sigrid Kaag nuk do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rënies së qeverisë për shkak të ‘urrejtjes dhe kërcënimeve’ që ka marrë.“Puna ime ka qenë një barrë e rëndë për burrin dhe fëmijët e mi”, tha Kaag për të përditshmen holandeze Trouë.
“Unë nuk do të largohem sepse siguria ime është një çështje për mua. Por është për ta.”, shtoi ajo për gazetën. Vendimi i ministres holandeze për t’u larguar vjen tre ditë pasi kryeministri i vendit, Mark Rutte njoftoi papritur se do të largohej nga politika sapo të formohej një qeveri e re.
Rutte dha dorëheqjen të premten, pasi nuk arriti një marrëveshje për politikat më të rrepta të imigracionit.