Pas dokumentarit tronditës, Justin Timberlake i kërkon falje publike Britney Spears

schedule20:40 - 12 Shkurt, 2021

schedule 20:40 - 12 Shkurt, 2021

Justin Timberlake ka kërkuar falje publike pas kritikave të shumta me të cilat u përball javën e kaluar për mënyrën se si e trajtoi marrëdhënien e tij me ish të dashurën Britney Spears. Deklarata e tij vjen pas bujës që bëri “Framing Britney Spears”, një dokumentar nga New York Times mbi karrierën dhe betejën e kujdestarisë së financave të ikonës së muzikës pop.

Dokumentari përshkruan rolin e Timberlake në përceptimin publik të Spears, pas ndarjes së tyre në fillim të viteve 2000. Spears u nënçmua nga media pas ndarjes, ndërsa dokumentari përmban dhe një klip radiofonik rreth asaj kohe, në të cilin Timberlake mburrej se po flinte me të.

“Kam parë mesazhet, etiketimet, komentet dhe shqetësimet dhe dua t’ju përgjigjem. Më vjen keq për këto periudha në jetën time, ku veprimet e mia kontribuan në problem, kur fola jashtë radhe ose nuk u shpreha për atë që ishte e drejtë. E kuptoj se në këto momente apo në shumë të tjerë përfitova nga një sistem që miraton mizogjininë dhe racizmin.“, shprehet Justin.

Fansat e Britney Spears kritikojnë Justin Timberlake:

Ndërkaq, Timberlake kërkoi ndjesë dhe ndaj Janet Jackson. Timberlake është përballur prej kohësh me kritika për veprimet e tij pas performancës në Super Boël të vitit 2004 me Jackson, gjatë së cilës ai tërhoqi një pjesë të veshjes dhe ekspozoi gjoksin e saj, duke shkaktuar protesta masive të publikut.

Ndërsa situata nuk u shpjegua kurrë plotësisht, Jackson mbajti barrën e kritikave ndërsa Timberlake arriti t’i shmangej përgjegjësisë. Sakaq, karriera e Jackson mori një goditje serioze nga opinioni publik dhe në shumë mënyra nuk është rikuperuar plotësisht.

“Veçanërisht dua t’ju kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyja individualisht sepse i respektoj këto gra dhe e di se dështova. Gjithashtu ndihem i detyruar të përgjigjem, pjesërisht, sepse të gjithë ata që janë përfshirë meritojnë më mirë dhe më e rëndësishmja, pasi kjo është një diskutim i madh që me gjithë zemër dua të jem pjesë dhe të rritem.“, ka shkruar këngëtari. /abcnews.al

Ish të betejat: Një person i afërt me Britney Spears po flet në lidhje me ndjenjat e yllit të trazuar për ish-saj Justin Timberlake, pasi tifozët e Brit-it kanë tërhequr zvarrë Justin kur kanë parë dokumentarin e së Premtes Framing Britney Spears; parë këtu në 2002