Vanessa Hudgens ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me Cole Tucker. Aktorja vendosi t’i japë fund thashethemeve që qarkullonin prej kohësh përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet duke u puthur me Tucker.
Dyshja u panë për herë të parë në publik në fund të Nëntorit të vitit që shkoi, pasi u fotografuan të kapur për dore. Më vonë, aktorja ndau në rrjete sociale një fotografi, ku mbante një trëndafil rozë në dorë duke lënë të kuptojë se diçka ka nisur mes saj dhe basketbollistit 24-vjeçar.

Një vit më parë i dha fund lidhjes me të ish të dashurin Austin Butler. Çifti i dha fund lidhjes 9-vjeçare në Janar të 2020-ës. Menjëherë pas ndarjes, Vanessa u pa në një takim me një atlet tjetër. /abcnews.al

