Kulla Eifel, e cila është e mbyllur që nga 30 tetori për shkak të pandemisë, do të rihapet për publikun më 16 korrik me një kapacitet prej 50%, njoftoi sot kompania e menaxhimit.
Kapaciteti do të jetë, për këtë verë, 10,000 vizitorë në ditë, të njëjtin nivel si në verën e vitit 2020, krahasuar me 25,000 para krizës, tha Sete, i cili parashikon një deficit prej rreth 70 milion euro për 2021 dhe po konsideron një rikapitalizim.
Biletat do të dalin në shitje më 1 qershor, tha presidenti i Sete Jean-François Marten, me dy të tretat e rezervimeve të bëra në internet. g.v/abcnews.al