Këtë sezon operatorët turistikë në Durrës tregojnë se po punojnë me shumë turistë të huaj, kryesisht nga Polonia dhe vendet nordike. Ka ambjente dhe hotele qe jane te prenotuar vetem prej tyre.
Shqiptarët e diasporës ishin të parët që i dhanë mundësi turizmit. Por duket se po ja lënë vendin turistëve të huaj. Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë verë Durrësi është kthyer ndër destinacionet e preferuar për to.
Turistë të ardhur kryesisht nga Polonia apo vendet nordike po shijojnë ditët me diell.
“Kam ardhur me familjen. Durrësi është një vend interesant dhe i mirë”.
Të vendosur në hotelet buzë Adriatikut shumë prej tyre e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.
Nuk nuk mungojnë dhe ata që janë rikthyer sërish.
“Jam nga Polonia dhe është hera e parë që vij me Durrës. Është një vend i bukur. Do të rikthem sërish këtu për pushime. Shqipëria është një vend i bukur. Uji, gjithashtu është i mrekullueshem. Njerëzit janë shumë të dashur. Jemi shumë të kënaqur”.
Operatorë turistikë janë ata më të kënaqurit. Ardhja e turistëve të huaj i ka dhënë Durrësit nxitje për rritjen e standardeve. Silvana Përbibaj pritëse në një nga hotelet thotë se vitet e fundit punojnë vetëm më turistë të huaj.
Silvaba Përbibaj pritëse: “Kryesisht janë nga vendet nordike, polakë kemi shumë. Këtë vit vendet nordike kanë prurjet më të mëdha”
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe porti kryesor i vendit. Për shkak të larmisë së ofertave turistike dhe kulinarisë ky qytet është kthyer ndër destinacionet e preferuara edhe për turistë të huaj. /abcnews.al