Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas dështimit në zgjedhje dhe SPAK, vjen protesta/ Balliu: Berisha nuk sjell shpresë për ndryshim, ka humbur zemërimi ndaj qeverisë

schedule20:56 - 12 Nëntor, 2025

schedule 20:56 - 12 Nëntor, 2025

Mes humbjes së 11 majit dhe dështimit të 9 nëntorit, Berisha thërret protestë në datë 17 nëntor. Fill pas paraqitjes në SPAK, Berisha mobilizohet për një protestë kombëtare që me shumë gjasa do të jetë pasuesja e ‘grushtave’ të militantëve të tij përpara kryeministrisë.

Ish kryetarja e FRPD Alesia Balliu tha për ‘Real Story’ se protesta ka zemërim popullor dhe shpresë për ndryshim, dy elementë të rëndësishëm që Berisha nuk i ka. Balliu tha se ka humbur zemërimi popullor ndaj qeverisë dhe protesta me në krye Berishën e bën më stabël Ramën në qeverisje.

“Protesta ka zemërim popullor që nuk e thërret dot Berisha, si dhe shpresën për ndryshim. Ata që do shkojnë nuk kanë shpresë për ndryshim. Berisha nuk ka bërë analizë për farsën zgjedhore, u betua te parlamenti i krimit me kokën ulur duke mbajtur PD me gënjeshtra. Për çfarë do protestoj një demokratë për 1.4 milionë euro të LaCivitës? Për hallin personal të familjes së Berishës? Ka humbur zemërimi popullor ndaj qeverisë, sa herë drejton protestën Berisha aq më stabël është Rama në qeveri.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!