Pas dasmës madhështore me Shkëlzenin, Armina surprizon me dedikimin për partneren e Ledri Vulës

schedule11:27 - 1 Tetor, 2022

schedule 11:27 - 1 Tetor, 2022

Më 25 shtator, blogerja e njohur, Armina Mevlani kurorëzoi dashurinë e saj 10-vjeçare me Shkëlzen Berishën. Ata organizuan një dasmë spektakolare me mbi 300 të ftuar, ku nuk munguan as personazhet e njohur nga politika apo showbizzi.

Nga ky moment kaq special, Armina nuk nguron herë pas here të ndajë foto të shumta në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë ata që ja bën të bukur këtë ditë.

Pak orë më parë, Mevlani ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet duke përqafuar partneren e Ledri Vulës, Sara Hoxhën. Ajo e ka konsideruar bukuroshen një mikeshë të vërtetë, që nuk i janë dashur shumë vite për ta njohur.

“Nuk duhen vite për të ndjerë se dikush është një mik i vërtetë, është një “klik” që gjendet menjëherë aty.

Faleminderit @sarahoxha që je pranë meje, më ndihmove dhe e bëre këtë ditë edhe më të bukur”, ka shkruar Armina përmbi foto./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!