Pas daljes nga burgu, eurodeputetja greke rikthehet në rrjetet sociale

schedule12:13 - 3 Qershor, 2023

schedule 12:13 - 3 Qershor, 2023

Pas lirimit nga burgu dhe vendimit të drejtësisë belge për heqjen e byzylykut të arrestit shtëpiak, Eva Kaili iu rikthye rrjeteve sociale, duke komentuar ngjarjet e Katargate dhe trajtimin e ish-zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian nga autoritetet belge.

Postimi i parë ka të bëjë me një raport të korrespondentit të Liberation, Jean Catremer, në të cilin ai ngre pikëpyetje për trajtimin e Eva Kailit në këtë rast. Madje, ai vetë, prillin e kaluar, kishte shkruar se politikanja greke kishte kryer 4 muaj paraburgim “pa paraqitur asnjë arsye bindëse”.


Postimi i dytë ka të bëjë me një artikull të Unita, që i referohet dëshirës së saj për t’u rikthyer në Parlamentin Europian.

“Është e pamundur t’ia heqësh këtë të drejtë. Skandali është zbardhur, provat dhe të akuzuarit mungojnë, përvetësimi mbetet”, thotë Unita në artikull.

/abcnews.al