Pas ceremonisë me “Defender 21”, Meta drejt bregdetit: Bëra 20 kilometra ecje sportive

schedule20:06 - 23 Maj, 2021

schedule 20:06 - 23 Maj, 2021

Presidenti Ilir Meta pas pjesëmarrjes në stërvitjen e “Defender 21”, gjatë paradites së kësaj të diele, pasditen ka zgjedhur që ta kalojë buzë detit.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook zbulon, se menjëherë pas Tiranës destinacioni i tij ka qenë Durrësi.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në Facebook ku thekson se ka bërë 20 kilometra ecje sportive duke shijuar nga pranë perëndimin e diellit.

“Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit. Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja,”shkruan Meta.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!