“Pas Brexit”, kryeministri britanik firmos divorcin me bashkëshorten

schedule18:43 - 18 Shkurt, 2020

schedule 18:43 - 18 Shkurt, 2020

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson pas divorcit të Britanisë me Evropën i ka dhënë fund dhe martesës së tij me Marina Wheeler, me të cilën nuk bashkëjetonte prej dy vitesh.

Mediat vendase raportojnë se shefi i qeverisë britanike nuk bashkëjetonte me Marinën që prej vitit 2018 pas mosmarrëveshjeve për pasurinë. Çifti ishin të martuar prej 25 vitesh dhe kishin sëbashku 4 fëmijë

Ndërkohë këtë të martë në Londër është zhvilluar dhe seanca dëgjimore, ku nuk ishin prezent asnjëri prej tyre, ku gjyqtarja Sarah Gibbons i dha leje Marinës për të aplikuar për një dekret absolut e cila do ti jepte fund martesës së tyre.

Në këtë seancë është vendosur se Marinës i takon 4 milion paund nga pasuria e Boris Johnson por ende nuk është bërë asgjë zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!