Pas Boris Johnson, ministri i Shëndetësisë në Angli rezulton pozitiv për koronavirusin

schedule15:00 - 27 Mars, 2020

schedule 15:00 - 27 Mars, 2020

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në Britaninë e Madhe ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Lajmi vjen disa orë pasi është konfirmuar se edhe kryeministri britanik Boris Johnson është infektuar me koronavirusin. Mediat angleze njoftojnë se si Johnson ashtu edhe Hancock do të vazhdojnë detyrën e tyre në vetë-izolim.

Matt Hancock postoi një video në llogarinë e tij në Twitter ku rrëfente se edhe ai, ashtu si kryeministri, ka simptoma të lehta dhe do vazhdojnë me punën e tyre në distancë.


Në postim, ai shkruan:

“Duke ndjekur këshillat e mjekëve, e bëra testin për #Coronavirus. Rezultova pozitive. Për fat të mirë kam simptoma të lehta dhe do të vazhdoj të punoj nga shtëpi në vetë-izolim. Është jetësorë që të ndjekim këshillat për të mbrojtur NHS dhe të shpëtojmë jetë.”

Nga ana tjetër, e fejuara e Johnson, Carrie Symonds, e cila është pesë muajshe shtatzënë, pritet që të vetë-izolohet , larg kryeministrit. Nuk dihet ende nëse ajo është e infektuar apo jo.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nuk ka prova që gratë shtatzëna të jenë të rrezikuara nga koronavirusi krahasuar me grupet e tjera të shoqërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!