Pas borës vjen acari, termometri shkon -25 gradë

schedule16:40 - 12 Janar, 2021

schedule 16:40 - 12 Janar, 2021

Spanja është duke u përballur me një mot të acartë. Pas borës në fundjavë, vendi është përfshirë  nga ngricat. Autoritetet kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit, dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperatura arriti në -25C në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke regjistruar natën më të ftohtë të Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora nga stuhia “Filomena” ka ngrirë, duke sjellë probleme me transportin. Trashësia e borës është tepër e madhe, duke bërë që në Spanjë të shënohet një nga dimrat më të ftohtë në 40 vitet e fundit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!