Pas Berishës vjen rrëmuja? Analisti: Deklaratat e tij rrisin skepticizmin tek elektorati gri

schedule20:41 - 10 Prill, 2025

schedule 20:41 - 10 Prill, 2025

Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” në ABC News bëri një analizë të deklaratave që kreu i PD, Sali Berisha ka bërë para qytetarëve. Që nga shkërmoqja e administratës, e deri tek hapja e dyerve të burgut, deklaratat e Berishës janë parë me skepticizëm dhe në disa raste nuk janë marrë as seriozisht.

Roland Lami tha se deklaratat e tij nuk ndikojnë tek simpatizantët e flaktë qofshin të majtë apo të djathtë, por tek elektorati gri. Tek këta votues të arsimuar që dëgjojnë me vëmendje deklaratat e secilit lider. Sipas Çupit këto deklarata rrisin zhgënjimin dhe skepticizmin tek PD.

“Berisha është vetëm i pëlqyer vetëm brenda PD. PD ka një kryetar që nuk ka konkurrentë, pastaj ka një kryetar që nuk ka të njëjtën pëlqyeshmëri si partia. Paradoksi i dytë është që në deklaratat e opozitës duhet ti analizojmë, PD nuk është se i ka kuotat tek simpatizantët e saj, PD ka një problem jashtë simpatizantëve, e ka tek elektorati gri. Çfarëdo të thotë Berisha ndaj simpatizantëve të Berishës nuk kanë asnjë ndikim. Shtesa e mesme, që është një votues skeptik, që do ta shikojë Shqipërinë si vend anëtarë të BE, e shikojnë me lupë se çfarë deklarohet. Këto lloj deklaratash i rrisin zhgënjimin e bëjnë që në kutinë e votimit të mos jetë. Kurse fasha tjetër orientohet tek partitë e reja, që të paktën nuk janë figura të përdhosura dhe që rrisin besimit. Këto mesazhe që bën Berisha nuk janë mesazhe që çojnë votën tek votuesi real, këto lloj deklaratash mund të mbajnë vetëm një të verbër”, tha Roland Lami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!