Pas bashkëshortes, John Travolta humb një tjetër person të dashur

schedule14:58 - 21 Tetor, 2020

schedule 14:58 - 21 Tetor, 2020

Vetëm pak muaj pasi bashkëshortja e tij humbi betejën me kancerin, John Travolta është përballur me një tjetër humbje të madhe. Mediat e huaja shkruajnë se nipi i aktorit, Sam Travolta është ndarë nga jeta. Sam, me profesion skenarist ishte djali i vëllait të madh të aktorit, ndërsa arsyeja e vdekjes mbetet ende e panjohur.

Kujtojmë që Travolta publikoi pak ditë më parë një fotografi të vjetër me bashkëshorten e ndjerë, në përvjetorin e saj të 58-të. Travolta bëri një dedikim prekës në rrjete sociale, teksa ndau një foto të prindërve të tij si dhe një tjetër nga dita e tij e dasmës me partneren e ndjerë.

Gëzuar ditëlindjen zemër. Gjeta këtë foto nga dasma e mamasë dhe babait tim. Ishte bukur të shihje edhe tonën së bashku me to. Dashuria ime, John”, ka shkruar aktori krahas postimit. xh.d/abcnews.al