Pas Bardhit, ankohet dhe Bani/ Çupi: SPAK dhe Gjykata në konflikt total, luajnë me njëri-tjetrin

schedule13:35 - 14 Shkurt, 2025

schedule 13:35 - 14 Shkurt, 2025

Gjykata e Posaçme i dërgoi një shkresë Policisë së Shtetit, ku i kërkonte llogari për mosprezencë të policisë jashtë ambienteve të GJKKO, teksa mbahej seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas GJKKO, u cënua jeta e gjyqtarëve, për shkak të mbledhjes së simpatizantëve të Veliajt, jashtë ambienteve, si dhe ata penguan furgonin që shoqëronte kryebashkiakun.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Frrok Çupi, i cili u shpreh se SPAK dhe Gjykata janë në një konflikt total.

Ai tha se të dy institucionet po luajnë me njëri-tjetrin me të drejtën e qytetarëve.

“Gjykata i thotë që nuk ke shpifur, atëherë Gjykata në mënyrë urgjente duhet të dëshmojë sot para parlamentit se cili është krimi që e ka emëruar. Po vijmë te elementi i shtetit që SPAK po e rrënon. Domethënë vijmë te logjika që SPAK duhet të paraqitet sot në parlament dhe të thotë: Parlamenti është brigad kriminale. Duhet të shkojë patjetër ta bëjë këtë gjë.

Por pse ndodh kjo gjë? Ndodh se SPAK që është prokurori, është në konflikt total me Gjykatën dhe ata luajnë me njëri tjetrin me të drejtën tonë. Kjo sepse Prokurorisë i është dhënë e drejta të përgjojë mbi gjykatën. Kushtet që i janë paraqitur SPAK për tu reduktuar janë jo produktive. Atje të pyesin sa para ke, që mund të fshihen, me cilin je mik dhe mund të fshihen. Nuk është pyetur integriteti dhe eksperienca, të cilat masin emocionet e njeriut. Ne atë kemi një krijesë plot konflikt brenda për brenda”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!