Pas Avdiivka, Ukraina konfirmon tërheqjen nga fshati në Donetsk

schedule11:48 - 26 Shkurt, 2024

schedule 11:48 - 26 Shkurt, 2024

Forcat e armatosura të Ukrainës janë tërhequr nga fshati Lastochkyne i Donetsk, sipas një zëdhënësi.

Masa do t’i lejojë forcat e Ukrainës të rigrupohen, duke i vënë ato në një pozicion më të mirë për të ndaluar përparimin e Rusisë drejt perëndimit, tha Dmytro Lykhoviy.

“Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës u tërhoqën nga fshati Lastochkyne për të organizuar mbrojtjen dhe për të parandaluar armikun të avanconte më tej në një drejtimin perëndimor,” tha ai.

Lykhoviy tha se një linjë e re mbrojtëse do të krijohej disa kilometra në perëndim të Lastochkyne. Kjo shënon një tjetër humbje të rëndësishme për Ukrainën në Donetsk, me rënien e qytetit Avdiivka në fillim të këtij muaji.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se kishte pushtuar fshatin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!