Pas Anglisë, probleme edhe për “çunat e Spanjës”: Nisin ekstradimet

schedule13:55 - 26 Gusht, 2022

schedule 13:55 - 26 Gusht, 2022

Pas firmosje së marrëveshjes për ekstradime në Angli, Shqipëria ka arritur marrëveshje edhe me një shtet tjetër. Bëhet  fjalë për Spanjën.

Policia shqiptare njoftoi sot ekstradimin e shqiptarit të parë, i kërkuar nga autoritetet spanjolle.

23-vjeçari shqiptar  është ekstraduar drejt Spanjës.

Ai kërkohej nga drejtësia spanjolle për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu shqiptar është kapur nga policia e Fierit  më 6 maj të këtij viti.

Ndërkohë sot, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë,  u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.

23 vjeçari është kapur më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:

– R. T., 23 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Shtetasi R. T., u vu në pranga në 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!