Pas Amerikës, Anglia i jep goditjen e rëndë Rusisë, ndalon importin e naftës ruse

schedule16:42 - 8 Mars, 2022

schedule 16:42 - 8 Mars, 2022

Britania njoftoi sot zyrtarisht se do t’i japë fund importeve të naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022, në mënyrë që t’i japë kohë të mjaftueshme tregut dhe bizneseve për të gjetur alternativa.

Importet ruse të naftës mbulojnë 8% të kërkesës .

“Qeveria do të punojë gjithashtu me kompanitë nëpërmjet një ‘Oil Impact Force’ të re për t’i mbështetur ato në këtë kohë për të gjetur ofrues alternativë ,” tha Ministri i Energjisë dhe Sipërmarrjes Kwasi Quarteng.

Lexo edhe: Biden pritet t’i japë goditjen e rëndë Rusisë, gati embargo për naftën e gazin rus

Embargoja e naftës e Mbretërisë së Bashkuar do të zbatohet në faza gjatë muajve të ardhshëm dhe nuk do të përfshijë gazin rus, sipas raporteve në Politico dhe Bloomberg.

Sulmi rus kundër Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 13-të pas atyre që autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe aktyre ukrainas të planifikuar për të hënën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!