Pas akuzave të PD, reagon ministrja Anila Denaj

schedule22:15 - 16 Korrik, 2019

schedule 22:15 - 16 Korrik, 2019

Pas akuzave të PD ka reaguar ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj. Sipas saj, nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Tiranës për kompaninë “NOA Controll” dhe për këtë arsye ka vijuar procedura e shpalljes së saj fituese.
Aktualisht, sipas ministres, disponohet vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, dhe çështja ndodhet në Apelin Administrativ.
Lidhur me procesin e negocimit të kontratës me kompaninë në fjalë, Denaj sqaron se Ministria e Financave i ka vendosur si kusht mos ndryshimin e tarifës së shërbimit.

“Kjo do të thotë që koncensionari do të aplikojë të njëjtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht në përputhje me legjislacionin për Metrologjinë dhe që edhe në të ardhmen nuk do të ketë asnjë kosto shtesë gjatë gjithë periudhës së koncensionit. Pra, nuk do të ketë rritje çmimi”, sqaron ministrja Anila Denaj.

Por sipas saj, në rast të konstatimit të shkeljeve nga koncensionari, ekziston e drejta për prishjen e menjëhershme dhe pa pasoja të kontratës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!