Pas 93 vitesh, Korça do të ketë sërish aeroport civil

schedule15:46 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 15:46 - 5 Dhjetor, 2018

Autoritetet vendore në Korçë janë prezantuar detaje të një investimi prej 25 milionë eurosh. Bëhet fjalë për ndërtimin e një aeroporti civil në këtë gjurmët e atij që ka ekzistuar 93 vite më parë.

Një aeroport civil pas 93 vjetesh në Korçe. Faza studimore e projektit për ndërtimin e aeroportit, parashikuar të ndërtohet në gjurmen ekzistuese të aeroportit të Lumalasit, ka përfunduar.

Detajet e investimit, që shkon në 25 milionë euro, janë prezantuar në një takim me aktorë të pushtetit vendor dhe qendror.

Vitin e ardhshëm, pritet të ngrihen nga pista e Lumalasit avionët e vegjël, sportivë dhe turistikë, ndërsa perspektiva synohet të përfshijë edhe fluturimet ndërkombëtare.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari: Bëhet fjalë ëpr një projekt madhor me rëndësi strategjike që jep ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë.

Funksionimi i aeroportit në Juglindje, do të ketë impakt për zhvillimin e turizmit, duke e bërë rajonin të konkurueshëm me vendet fqinje.

Sotiraq Filo, kreu i bashkisë Korçë: Ajo që kemi për detyrë është t’u lehtësojmë aksesin vizitorëve potencialë që duan të vizitojnë dhe vijnë në rajonin tonë dhe ndërtimi i aeroportit i shërben këtij qëllimi.

Aeroporti i Lumalasit, vetëm gjashtë km larg qytetit do të ketë pronësi shtetërore, ndërsa shfrytëzimi, mirëmbajta dhe menaxhimi, diskutohet të bëhen nga sektori privat. Projekti parashikon realizimin e 200 fluturimeve dhe transportin e 20 mijë pasagjerëve. Në fillim të viteve ‘20 të shekullit të kaluar në Korçë funksiononin tre aeroporte. Fluturimet e para civile nga aeroporti i Lumalasit, që ishte më i madhi, nisën në vitin 1925 dhe vijuan deri në 1944. Më pas pista u përdor vetëm për qëllime ushtarake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!