Australia ka gjetur rrënojat e një anijeje japoneze e cila u fundos në brigjet e Filipineve, duke vrarë afro 1000 trupa australiane dhe civilë në Luftën e Dytë Botërore.
Ishte fatkeqësia më e madhe detare e Australisë: një nëndetëse amerikane e përmbysi anijen pa e ditur se ajo ishte me të burgosur të kapur në Papua Guinenë e Re.
Montevideo Maru u fundos në korrik 1942. Rreth 979 australianë vdiqën, së bashku me 33 marinarë norvegjezë dhe 20 roje dhe ekuipazh japonez.
Një grup arkeologjik detar australian, Fondacioni Silentworld, organizoi misionin, i ndihmuar nga një kompani holandeze e quajtur Fugro. Anija u gjet nga një dron nënujor(AUV) në një thellësi prej më shumë se 4,000 m më e thellë se fundosja e Titanikut.
Kapiteni Roger Turner, një specialist teknik në ekipin e kërkimit, tha për BBC-në se “është një varr lufte tani, është një varr që duhet trajtuar me respektin e duhur”.
Drejtori i Silentworld John Mullen tha se familjet kishin “pritur vite për ndonjë lajm nga të dashurit e tyre të zhdukur”.
“Sot, duke gjetur anijen, ne shpresojmë të mbyllim plagët e shumë familjeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi e tmerrshme.”
/abcnews.al