Pas 7 viktimave, sërish plagosje me armë zjarri në Jerusalem, babë e bir në gjendje të rëndë

schedule14:02 - 28 Janar, 2023

schedule 14:02 - 28 Janar, 2023

Ditën e sotme një tjetër sulm ka ndodhur në Jerusalem ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Bëhet fjalë për një shtetas 45 vjeçar dhe djalin e tij 232 vjeçar, të cilët u plagosën nga një një sulm me armë zjarri pranë qytetit të vjetër të Jerusalemit, tha agjencia e ndihmës së parë izraelite dhe Radio Ushtarake e Izraelit njoftoi.

Të dy personat ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nën mbikqyrjen e mjekëve.

Kreu i ekipit të shpëtimit tha: “Mbërritëm me shpejtësi në vendngjarje dhe pamë viktimat. Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm dhe kishin plagë me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit. Ata po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Shaare Zedek.

Sipas policisë, sulmuesi i armatosur është ekzekutuar, pa dhënë detaje të tjera. Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i policisë e përshkroi incidentin si një “akt terrorist”.

Incidenti vjen një ditë pas një sulmi nga një palestinez i armatosur, i cili hapi zjarr duke vrarë 7 persona pranë një sinagoge në periferi të Jerusalemit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!