Pas 68 ditësh Mali i Zi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.
“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.
Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.
“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.
Mali i Zi numëron 324 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al