Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi për lirimin nga arresti shtëpiak.
Për Byberin, GJKKO caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë, Abedin Kërrnaja, janë akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.
Rexhë Byberi, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, ka kryer veprime/mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Sipas SPAK, Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë.

