Pas 54 vitesh merr fund misteri, zbulohet kush është vrasësi serial “Zodiac”

schedule11:27 - 18 Maj, 2023

schedule 11:27 - 18 Maj, 2023

Një hetues në Shtetet e Bashkuara pretendon se FBI-ja ka identifikuar njeriun që dyshohet se ishte “vrasësi famëkeq i Zodiakut” dhe beson se autoritetet u përpoqën mjaftueshëm për ta arrestuar kur ai ishte gjallë, sipas mediave të huaja.

Sipas gazetarit, Thomas Colber, një burim brenda FBI-së i konfirmoi se veterani i Forcave Ajrore Gary Francis Poste është i dyshuari kryesor për këto vrasje që shkkaktuan ankth te amerikanët për vite me radhë.

Ai pretendon se laboratorët e FBI -së kanë një mostër të pjesshme të ADN-së që e lidh atë me vrasjet, teksa tashmë është shumë vonë për publikimin e këtyre të dhënave të reja pasi i dyshuari ka vdekur në vitin 2018.

“I dyshuari ishte në listën e FBI si vrasësi Zodiac që prej vitit 2016”, shkruhet në deklaratën e organizatës së Colbert, “Case Breakers”.

Ndërkohë që FBI-ja e mohon se çështja është zgjidhur, teksa konfirmon se ajo është rihapur së fundmi në tetor të vitit 2021.

“Case Breakers” një muaj më parë e lidhi Gary Francis Poste me 5 vrasje që kishin ndodhur në Bay Area në vitet 1968 dhe 1969. Gjithashtu, organizata akuzoi autoritetet e asaj kohe se kishin injoruar provat dhe ligjet e shtetit për zbardhjen e këtyre vrasjeve.

Në një deklaratë, Zyra e FBI-së në San Francisko tha për mediat se rasti mbeti i pazgjidhur teksa kërkoi respekt për viktimat dhe familjet e tyre.

Pesë persona u goditën me thikë për vdekje në Kaliforninë Veriore në vitet 1968 dhe 1969, dhe vrasësi i tyre dërgonte letra tallëse dhe kriptograme në polici. Vrasësi u quajt “Zodiac” sepse disa nga kriptogramet e tij përfshinin simbole dhe referenca astrologjike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!