Pas 50 vitesh, dizajneri francez Jean Paul Gaultier i jep lamtumirën pasarelave

schedule15:10 - 18 Janar, 2020

schedule 15:10 - 18 Janar, 2020

Dizajneri i famshëm, Jean Paul Gaultier po përgatitet t’i thotë lamtumirë pasarelave. Gaultier, i famshëm për krijimet e guximshme të modës së lartë, njoftoi dje se sfilata që do të mbahet në Theatre du Chatelet do të jetë e fundit.

“Përmes kësaj sfilate, që përkon me 50 vitet e karrierës sime do të jetë gjithashtu shfaqja e fundit me datë 22 janar.  Gjithsesi, të jeni të sigurtë që konceptet e reja në Haute Couture do të vijojnë!”- u shpreh ai ./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!